75 Mall Live Search
19:58 / E Premte, 12 Mars 2021 / Blerim

Në Shqipëri mbërrijnë edhe 38 mijë vaksina nga AstraZeneca, Rama i pret në Rinas

Kanë mbërritur në aeroportin e  Rinasit 38 mijë e 400 dozat e vaksinës nga AstraZeneca. Kryeministri Edi Rama ishte edhe këtë herë në Rinas për t’i pritur.

Kreu i qeverisë shoqërohej gjithashtu edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, i cili po ashtu është i angazhuar në çështjen e vaksinimit.

Manastirliu u shpreh se nga nesër do të nisë vaksinimi i mësuesve në shkolla. Gjithashtu ministrja tha se janë në pritje për të tjera doza në ditët në vijim.