Aguero gjen golin, Manchester City drejt titullit
Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë.
Klubi i Pep Guardiolas arriti fitore në xhiron e 28-të të Premierligës, ndaj Fulham me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Në këtë ndeshje gol shënoi sulmuesi argjentinas, Kun Aguero. Ky ishte goli i tij i parë që nga janari i 2020.
Dy golat tjerë për ekipin e Cityt i shënuan: Stones dhe Gabriel Jesus.
Me këtë fitore City vazhdon kryesimin në tabelë me 71 pikë dhe i afrohet titullit të Premierligës.
Fulham me humbje rrezikon shumë rënjen nga liga. Tani klubi londinez ka 26 pikë në pozitën e 18-të./IndeksOnline/