Abdixhiku: Nuk kemi njerëz për të humbur dhe nuk kemi njerëz të mjaftueshëm të ecim para

Në fjalimin e tij para delegatëve të LDK-së, kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se dua të jem i qartë se liderit e LDK-së i qëndrojnë kohës, janë shtylla të shtetit, ide të trasura nga presidenti historik Ibrahim Rugova, janë ide të kultivuara nga dy kryetarët paraprak të LDK-së, presidenti Sejdiu dhe kryetari Mustafa Janë ide të LDK-së, këto ide bëjnë që sot dhe nesër burra e gra të këtij vendi të rreshtohen ndaj kësaj familje politike, që kanë bindje dhe i mbijetojnë sfidave të kohës.
“Unë kam gjetur bindjen time të idesë politike në LDK, kam gjetur themeluesit e kohës, dhe kam gjetur potencialet e të ardhmes. Më kanë hapur dyert që të vijomë idetë brenda kësaj familje, pikërisht ky vizion e bën LDK-në, numrat mbesin të përkohshëm, misioni i LDK-së do të jetë i përjetshëm. Të bashkohemi, nuk kemi njerëz për humbur dhe nuk kemi njerëz të mjaftueshëm që të ecim para”, theksoi Abdixhiku.
Ai ka thënë se para një obligimi të tillë nuk mund të qëndrojnë indiferent. Rruga përpara kërkon mirëmbajtjen e shtyllave integrimeve dhe vlerave evropianë si në organizimin brendshëm dhe të jashtëm
“Rruga përpara kërkon afrime të njerëzve tanë që për kohën nuk kanë gjetur vend.Që LDK-në e shohin si bindje, rruga përpara do të gjejnë qojnë proceset përpara, si sot proceset demokratike për procese zgjedhore si sot”, përfundoi fjalimin e tij Abdixhiku.