75 Mall Live Search
19:35 / E Diele, 14 Mars 2021 / C E

Arsenal fiton derbin, VAR dhe Lamela ndëshkojnë Tottenhamin

Arsenal ka fituar derbin e Londrës Veriore kundër Tottenham-it.

Topçinjtë kanë marrë një tore me përmbysje kundër Spurs në javën e 28-të të Premier League.

Sfida e luajtur në Emirates Stadium është zhbllokuar nga një gol i mrekullueshëm i Lamela-s në minutën e 33-të. Argjentinasi është aktivizuar në minutën e 19-të në vend të të dëmtuarit Son.

Skuadra e Arteta-s është kundërpërgjigjur në minutën e 44-t me një gol të Odegaard dhe ka përmbysur gjithçka në të 64-ën me një penallti të dyshimtë të fituar dhe transformuar nga Lacazette.

Shpresat e skuadrës së Mourinho-s për të barazuar janë shuar në minutën e 76-të, kur Lamela ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe ka lënë ekipin me dhjetë lojtarë.

Argjentinasi është bërë lojtari i parë që i Tottenham që shënon dhe ndëshkohet me karton të kuq në një ndeshje të Premier League pas Emmanuel Adebayor në nëntorin e 2012-ës, gjithashtu kundër Arsenal-it.