75 Mall Live Search
20:15 / E Diele, 14 Mars 2021 / A. A

Mourinho vjen me një koment epik për penalltinë e Arsenalit

Arsenali triumfoi ndaj Tottenhamit 2-1 në derbin që u vendos prej një penalltie të dyshimtë.

Alexandre Lacazette u ndal në zonë nga Davinson Sanchez.

Por trajneri Jose Mourinho ka reaguar pas ndeshjes duke thënë se për çdo njeri ai vendim i Michael Oliver është dashur të ndryshohej pas VAR-it, përpos për një tifoz të Arsenalit që ka biletë sezonale.

“Kur e pash prej bankës, pata një ndjenjë që ishte penallti. Por menjëherë e pash në xhirim të përsëritur dhe mendoj që nuk ishte penallti sepse Lacazette kishte humbur shansin. Nëse dikush mendon që ajo ishte për penallti, duhet të jetë një tifoz i Arsenalit që ka biletë sezonale dhe vjen për të shikuar çdo ndeshje në stadium” deklaroi Mourinho.

/Indeksonline/