75 Mall Live Search
08:09 / E Hënë, 15 Mars 2021 / Blerim

Pioli: Bëmë shumë gabime!

Stefano Pioli pranon që Europa League e la Milanin të rraskapitur në humbjen ndaj Napolit. Rossonerët u mposhtën 0:1 nga ekipi i ish-trajnerit dhe futbollistit të tyre, Gattusos

Rossonerët ishin të lodhur dukshëm pas barazimit të së enjtes në Ligën e Evropës me Manchester United dhe kishin dëmtime të shumta.

“Ekipi ishte konkurrues. Ne ishim përballë një kundërshtari cilësor, ishte një pjesë e parë e komplikuar, kemi bërë shumë gabime edhe pa qenë nën presion. Ky ishte kufiri ynë këtë mbrëmje” – tha Pioli për Sky Sport Italia.

Milan mbetet nëntë pikë prapa Interit dhe vetëm një pikë para Juventusit në renditjen tabelare në Serie A.