Beyonce thyen rekord, fiton 28 çmime në Grammy Awards 2021
Dje u mbajt “Grammy Awards 2021”, në të cilën morën pjesë yje botërore.
Këngëtarja e cila theu rekordin me 28 çmime është Beyonce, transmeton Indeksonline.
Ajo tani është artistja – femër me më shumë “Grammy” në emrin e saj.
Në fjalimin që mbajti pasi theu rekordin, Beyonce falënderoi tre fëmijët e saj dhe vajzën e vogël Blue Ivy, e cila fitoi çmimin “Grammy” si bashkëpunëtore.
Beyonce tani ka çmime aq sa Quincy Jones.
Dirigjenti Georg Solti kryeson listën, e cili kishte fituar 31 çmime “Grammy”./Indeksonline/