Gjuan me armë në Prishtinë, policia konfiskon revolen dhe gëzhojat

Një person gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të dielën në orën 15 e 30 minuta në rrugën “Viktor Eftimu” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një revole.
Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në gjykatë në procedurë të rregullt./IndeksOnline/