75 Mall Live Search
10:58 / E Hënë, 15 Mars 2021 / OSH

Ka “aksham pazari”, dehet gjakovari, i sulmon tri femra, një mashkull dhe dy vetura

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Hereq të Gjakovës.

Një person është arrestuar pasi që ai nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht të pranishmit në një aheng.

Tri femra dhe një mashkull kanë pësuar lëndime trupore nga sulmi fizik i tij.

Personat e lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor. Po ashtu i dyshuari ka dëmtuar edhe dy vetura.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/