Katër futbollistë shqiptarë ftohen te Kombëtarja e Zvicrës U21, përfshirë edhe Zeqirin

Kombëtarja e Zvicrës U21 ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për kualifikimet për “Euron21”.
Në mesin e 23 futbollistëve sa ka ftuar gjithsej Zvicra, katër nga ta janë shqiptarë, shkruan IndeksOnline
Fjala është për shumë të përfolurin se do t’i bashkohej Kosovës U21, Andi Zeqiri dhe tre futbollistët e tjerë, Imerin, Bastien, Tomë e Toni Domgjonin.
Por, kësaj liste i mungon portieri kosovar, Amir Saipi, i cili nuk u ftua nga sekletori i U21-shave.
Kujtojmë se shpresat e Zvicrës do të takohen me Anglinë më 25 mars, Kroacinë më 28, e Portugalinë më 31.
Më poshtë listën e plotë të Zvicrës U21:
