75 Mall Live Search
11:03 / E Hënë, 15 Mars 2021 / k.v

Gjuajtën me armë në Podujevë, policia në veturë iu gjeti edhe drogë

Pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, njësitet policore kanë ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin tre persona të dyshuar.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor pasi që në veturën e tyre është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike.

Pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se është sekuestruar arma dhe një karikator i zbrazur, 4 gëzhoja dhe sasia e gjetur e narkotikeve.

Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në gjykatë në procedurë të rregullt./IndeksOnline/