“Ishe me Locon në Prishtinë” Sindi tregon të vërtetën, isha me..

Sindi Loci është njëra nga konkurrentet e “Për’puthen”, e cila jo shpesh herë është kritikuar për fjalët e saj.
Ajo ka krijuar simpati të veçantë për disa nga çunat e programit, me të cilët thotë se ndihet mirë, shkruan Indeksonline.
Edhe Loco ishte një nga djemtë me të cilin kishte kaluar momente të bukura së bashku.
Ajo së fundmi ka vendosur që të bëjë një bisedë me fansat duke i pyetur se “Çfarë do ndryshonit nga vetja nëse do të ishte e mundur?”
Nga pyetjet e shumta që mori, ishte edhe një “akuzë”, drejtuar asaj duke i thënë që “Pse s’ma kthe, ishe me Locon në Kosovë?”
Nuk mungoi as përgjigjja e saj, duke shkruar se “atëherë ta sqaroj njëherë e mirë këtë muhabet se po vlon goxha. Nuk kam qenë me Locon në Kosovë, rastisi që e njëjta fundjavë të na gjente në Kosovë. Unë kam qenë e shoqëruar me familjen time dhe kam shkuar deri në Prizren. Por kaq. Me vonë u ktheva”, përfundoi ajo./Indeksonline/
