Pas vizitës tek varri i ish-presidentit Rugova, Abdixhiku nesër në Prekaz

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas vizitës që i bëri sot varrit të ish-presidentit Rugova, nesër së bashku me bashkpartiakët e tij, do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Për vizitën e Abdixhiku në Prekaz, ka njoftuar LDK përmes një komunikate për media.
“Nesër (e martë), me datë 16 mars 2021, në orën 11:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz”, thuhet në komunikatë.
Abdixhiku pas vizitës së stome te varri i ish-presidentit Rugova, ka thënë se ditën e parë e nisa në nderim të Presidentit Ibrahim Rugova, themeluesit të LDK-së e themeltarit të Republikës sonë.
“E shkuara na nderon e motivon. Është standard i lartë për secilin prej nesh. Por e shkuara s’na mjafton sot. Sot përgatitemi për sfidat e kohës”, ka shkruar Abdixhiku.