Milaim Zeka: PDK shkoi në takim te Kurti e Osmani vetëm për show mediatik

Sot gjatë ditës u mbajt takimi i parë konsultues për formimin e institucioneve të reja të vendit, mes kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt dhe Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, shkruan Indeksonline.
Lidhur me këtë ka reaguar Milaim Zeka, i cili tha se PDK-ja shkoi në atë takim të thirrur nga Kurti dhe Osmani vetëm për show mediatik.
Ai tha që kushdo që po e këshillon Hoxhajn për këto veprime, janë duke e shty partinë në teposhëzen më të madhe.
Postimi i plotë:
PDK-ja ka shku ne takim vetem per show mediatik
Se kush po e keshillon Enver Hoxhajn per keto veprime, nuk e di, vetem ata qe i thane me bojkotu Tv Dukagjinin, dhe keta qe e keshilluan me shku te Vjosa Osmani, dhe Albin Kurti me 10 pika, e kane keshilluar keq, dhe jane duke e shty partine ne teposhzen e madhe qe e ka marre.
Nje parti serioze dhe e pjekur politikisht, nuk shkon ne takim as me 10 pika, as me nje pike, as me ultimatume. Njeriu shkon edhe i thote bashkebiseduesit: – Pse na keni thirrur?
Vjosa dh Albini: – Me na perkrahe ne votimin e presidenti!
Enver Hoxhaj: -Po, jo. Kaq!
Show mediatik nuk i duhet ne kete kohe PDK-se!!!