Itali: 354 viktima dhe mbi 15 mijë raste me Covid në 24 orët e fundit

Situata e koronavirusit në Itali vijon të jetë shqetësuese.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 354 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 102,499 humbje jete që nga fillimi i pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se kanë rezultuar pozitivë 15,267 raste me Covid nga 179,015 teste të realizuara.