75 Mall Live Search
22:58 / E Hënë, 15 Mars 2021 / OSH

9 shtete evropiane pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19

Një listë në rritje e vendeve evropiane ka pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca Covid-19 si një masë paraprake në pritje të rishikimit të sigurisë nga rregullatori shëndetësor i Evropës.

Franca u bë vendi i fundit që pezulloi këtë proces, duke ndjekur Italinë dhe Gjermaninë dhe disa vendje të tjera, ndërsa presin një vendim nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të martën pasdite shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.

Udhëzimet e mëparshme nga EMA kanë thënë që përfitimet e qëllimit të vaksinës tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm.

Ja një vështrim në vendet evropiane që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca deri më tani:

Danimarkë: Të enjten, Danimarka pezulloi vaksinimet AstraZeneca për 14 ditë si një “masë paraprake” pasi vëzhgoi “shenjat e një efekti të mundshëm anësor serioz në formën e mpiksjeve fatale të gjakut” kur një person danez vdiq pas vaksinimit, sipas zyrtarëve shëndetësorë të vendit.

Norvegji: Të enjten, Norvegjia zgjodhi të “pauzonte” vaksinat pas raportimeve të vdekjes në Danimarkë. Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik tha se raste të ngjashme ishin raportuar në Norvegji, por “kryesisht tek të moshuarit ku shpesh kishin edhe një sëmundje tjetër shoqëruese”.

Islanda: Të enjten poashtu edhe Islanda pezulloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Nuk ka pasur raporte të pacientëve që zhvillojnë mpiksje të gjakut në vend.

Bullgaria: Të premten, kryeministri bullgar, Bojko Borisov, urdhëroi ndalimin e të gjitha vaksinave AstraZeneca derisa EMA “të mos hedhë poshtë të gjitha dyshimet” në lidhje me sigurinë e vaksinës.

Irlanda: Të dielën, Irlanda vendosi të pezullojë përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca për të “ruajtur besimin” në programin e saj të vaksinimit, sipas Kryetarit të Komitetit Këshillues të Imunizimit Kombëtar.

Holanda: Këtë të dielë poashtu, qeveria holandeze tha se do të ndërpresë vaksinat AstraZeneca për dy javë “si një masë paraprake dhe në pritje të hetimit të mëtejshëm”.

Gjermani: Të hënën, Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se vendi po “ndalonte me kujdes” vaksinimet me AstraZeneca pas lëvizjeve të ngjashme nga vendet e tjera evropiane.

Italia: Poashtu këtë të hënë, agjencia italiane e barnave ndaloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca Covid-19 “si një masë paraprake dhe përkohësisht”, në pritje të një takimi të Agjencisë Evropiane të Barnave.

Dhe në fund, Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë ditës së sotme tha se ishin duke pezulluar përdorimin e vaksinës deri në një vendim përfundimtar nga rregullatori shëndetësor i Evropës të martën pasdite.

Ne kemi një parim: të drejtohemi nga shkenca dhe autoritetet kompetente shëndetësore dhe ta bëjmë atë brenda një qasjeje të koordinuar evropiane,” tha Macron.

Ndërkohë, Britania e Madhe vazhdon të përdorë vaksinën AstraZeneca dhe pohon se është e sigurt.

Britania e Madhe ka administruar 11 milion doza të vaksinës AstraZeneca dhe nuk ka pasur ndonjë ndryshim të dukshëm në numrin e mpiksjes së gjakut që kur është futur vaksina, tha Anthony Harnden nga Instituti i Shëndetësisë Publike në Angli.