LeBron James kundër Curryt, Lakers mposht Golden State

Skuadra e Los Angeles Lakers ka shënuar fitore në derbi ndaj Golden State Warriors me rezultat 97-128.
Mbrëmje fantastike pati basketbollisti amerikan, Steph Curry – i cili realizoi 27 pikë, bëri 3 kërcime dhe 2 asistime, shkruan IndeksOnline.
Te skuadra fituese, më i miri ishte Harrell me 27 pikë, 5 kërcime dhe një asist.
Basketbollisti më i mirë i NBA-së, LeBron James në këtë takim shënoi 22 pikë, bëri 10 kërcime dhe 11 asistime
Los Angeles me këtë fitore vazhdon të qëndroj në pozitën e 3-të, kurse Golden State në pozitën e 9-të./IndeksOnline/