75 Mall Live Search
09:47 / E Martë, 16 Mars 2021 / Blerim

Të reja nga lëndimi i Patricios/ Portugezit i përmirësohet gjendja

Rui Patricio mbrëmë pati një lëndim “horror” në sfidën ndaj Liverpoolit, që u zhvillua në kuadër të xhiros së 28-të në Premierligë.

Në minutën e 85-të të takimit, Patricio portieri i Wolves u përplas me bashkëlojtarin e tij, shkruan IndeksOnline

Ai mbeti i shtrirë, pasi që mori goditje në kokë.

Portieri i Kombëtares së Portugalisë u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt, kurse sot mediat shkruajnë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Patricio është mirë dhe po mund të flasë”, shkruhet në mediat britanike.

Kujtojmë se një lëndim të tillë pati edhe sulmuesi i Wolves Raul Jimenez, gjatë këtij sezoni./IndeksOnline/