75 Mall Live Search
10:51 / E Martë, 16 Mars 2021 / Blerim

25 gola në Superligë, Daku nuk ftohet te U21-shat, e pret Kombëtarja A?

Mirlind Daku nuk është ftuar te Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U21.

Trajneri, Michael Nees, dje gjatë ditës publikoi listën e lojtarëve për dy ndeshjet miqësore ndaj Katarit në Doha, më 26 dhe 29 mars, shkruan IndeksOnline

Në këtë listë mungon Mirlind Daku, sulmuesi i klubit nga Superliga e Kosovës, FC Ballkani.

IndeksOnline mëson se Daku pritet të ftohet nga trajneri Bernard Challandes për ndeshjet e këtij muaji te Kombëtarja A.

Kosova pritet që shumë shpejtë ta publikojë listën, e cila do të jetë me numër pak më të zgjeruar sesa zakonisht. Dhe krejt kjo për shkak të ndeshjes miqësore me Lituaninë, para takimeve të rëndësishme, midis Suedisë dhe Spanjës, të vlefshme për kualifikimet në kupën e botës “Katari 2022”.

Daku po kalon në formë të shkëlqyer në Superligë. Ai ka shënuar 25 gola në 25 xhiro.

Kujtojmë se te Kosova U21 katër sulmuesit e ftuar, janë: Rilind Nivokazi (Calcio Foggia), Arian Kastrati (Fortuna Sittard), Mark Markelu (SC Kriens) dhe Veton Tusha (Denizlispor)./IndeksOnline/