Edhe komuniteti egjiptian mbështet Kurtin dhe Osmanin

Përfaqësuesi i komunitetit egjiptan në Parlamentin e Kosovës, Elbert Krasniqi nga IRDK-ja, ka mbajtur një takim me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, shkruan Indeksonline.
Pas takimit, Krasniqi është deklaruar për mediat, ku tha se do të përkrahin Albin Kurtin për kryeministër dhe Vjosa Osmanin për presidente.
Gjatë ditës Kurti dhe Osmani kanë takuar edhe përfaqësues të komunitetit turk dhe atij boshnjak, në Kosovë.


