ZYRTARE: Ibrahimoviqi rikthehet në Kombëtaren e Suedisë, po vjen në ‘Fadil Vokrri’

Zlatan Ibrahimoviqi është rikthyer zyrtarisht pas pesë vjetëve në Kombëtaren e Suedisë.
Sulmuesi i AC Milanit, do të jetë në listën e lojtarëve tek Ekipi Kombëtar suedez për ndeshjen ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka konfirmuar edhe lojtari përmes rrjeteve sociale.
“Kthimi i Zotit”, ka shkruar Ibrahimoviç.
Suedia gjatë muajit mars, do t’i luajë tri ndeshje, ndaj Gjeorgjisë, Kosovës dhe Estonisë (miqësore)./IndeksOnline/