Zyrtare: Ish-futbollisti i Llapit, lë Kosovën për Shqipërinë

Futbollisti kosovar, Hajdin Salihu, ka lënë Kosovën për Kombëtaren e Shqipërisë.
Ish-lojtari i Llapit, do të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë në grupmoshat U21, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka bërë të ditur klubi kroat, NK Lokomotiva – Zagreb përmes rrjeteve sociale.
“Ne e kemi përmendur që 19-vjeçari, Hajdin Salihu është duke luajtur shumë mirë. Ne jemi krenarë, që t’ju njoftojmë se Salihu mori ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e klubit kroat.
Hajdin Salihu luan në rolin e mbrojtësit, kurse më parë ka luajtur për tre gurpmoshat te Kosova: U17, U19 dhe U21./IndeksOnline/
