Vetura godet këmbësorin në kryeqytet

Sot rreth orës 14:30, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale të Prishtinës ka thënë se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori.
Viktima menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut./IndeksOnline/