Shemsedin Dreshaj falënderon qytetarët, mirënjohje për Daut Haradinajn

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Shemsedin Dreshaj, ka falënderuar bashkëpartiakun e tij Daut Haradinaj.
Arsyeja e këtij falënderimi ishte që Haradinaj ia lirojë vendin e deputetit në legjislaturën e tetë, transmeton IndeksOnline.
Përmes një postimi në Facebook, Dreshaj ka thënë se është një nderi i posaçëm që të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së.
Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:
“Të nderuar qytetarë, u jam mirënjohës për mesazhet e pafundme të urimeve. Mirënjohje për mikun tim, Daut Haradinaj dhe gadishmërinë e tij që Aleancës dhe votuesve të saj të ju gjindet gjithmonë kur e kërkon koha, si në Parlament e edhe nga afër.
Nderi i posaçëm që të jem pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së, është obligim për mua që gjithë përvojen dhe dijen time t’a kthej në shërbim për qytetarët.
Mirënjohës për besimin e dhënë.
Na priftë e mbara!
Sh D”./IndeksOnline