75 Mall Live Search
17:35 / E Martë, 16 Mars 2021 / C E

Ndiheni i vetmuar në izolim? Provoni të përqafoni një dele

Një fermë gjermane po u ofron njerëzve që janë ndjerë të izoluar nga kontakti njerëzor për shkak të kufizimeve të koronavirusit një alternativë të pazakontë: mundësinë për të përqafuar një dele.

“Këtu kemi dele të mrekullueshme të cilave u pëlqen shumë nëse marrin vizitorë,” tha Lexa Voss, e cila drejton një program arsimor në një fermë afër Hattingen në Gjermaninë perëndimore për të inkurajuar njerëzit që të afrohen me kafshët”.

“Unë i lejoj njerëzit të vizitojnë delet pa mbikëqyrje dhe të kalojnë një kohë të mrekullueshme me ta në natyrë dhe larg çdo maske dhe distancimi shoqëror”.

Reuters” shkruan se vizitorët duhet të rezervojnë një takim, por mund të afrohen aq shumë sa u pëlqen deleve me gëzof. Seancat janë falas, megjithëse vizitorëve u kërkohet donacione për fermën.

Për momentin ne shmangim qëndrimin pranë njëri-tjetrit. Ne jemi gjithmonë në distancë,” tha Therese Pfeffer që shijoi takimin e saj me kafshët.

“Të them të drejtën, unë gjithmonë eci nëpër kullota delesh dhe ato ikin. Dhe këtu është shumë ndryshe. Është e mrekullueshme.” /IndeksOnline/