Llava e qenve endacakë, banorët e Emshirit: Po na u rrezikohet jeta!

Një numër i madh i qenve endacak është parë në mbrëmjen e së martës në lagjen e Emshirit në komunën e Prishtinës.
Lexuesit kanë dërguar një video në adresë të IndeksOnline ku shihet llava e qenve në këtë lagje.
Ata thonë se po ndihen të rrezikuar nga kjo gjendje, ndonëse theksuan se kanë lajmëruar edhe institucionet e rendit për këtë gjendje.
Qentë endacakë mbeten ende shqetësim i madh edhe në komunat tjera./IndeksOnline/