75 Mall Live Search
23:00 / E Martë, 16 Mars 2021 / Blerim

Sabri Fejzullahu do të lansojë projektin e ri

Artisti i madh kosovar, Sabri Fejzullahu së shpejti do lansojë projektin e tij të ri.

Ishte djali i tij Ermali, i cili e ka publikuar projektin e ri të babait të tij, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në Instagram ai ka shkruar se së shpejti do të lansohet projekti i ri.

Si çdo projekt tjetër edhe në këtë, Sabri Fejzullahu i këndon dashurisë.
Sipas videos së publikuar klipi është përfunduar dhe këto ditë do jetë gati për publikim.

Ndryshe, kjo është kënga e parë e Sabri Fejzullahut për vitin 2021.