Atalanta e rivalizon por Reali kalon në çerekfinale

Real Madrid ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Mbretërit kanë mposhtur Atalantën me rezultat 3-1 në ndeshjen e dytë të 1/8 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Golat për Realin i shënoi Benzema në minutën e 34-të, Ramos nga penalltia në minutën e 60-të dhe Asensio në minutën e 85-të.
Golin e vetëm të Atalantës e realizoi Muriel me një gjuajtje të bukur nga gjuajtja e lirë. /IndeksOnline/