Ramos kërkoi 10 minuta më shumë, Zidane e injoroi atë

Sergio Ramosi shënoi një gol nga penalltia për Real Madridin në fitoren 3-1 kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve.
Në minutën e 64-të, Zidane urdhëroi të zëvendësohej ai, duke dashur që të mos e rrezikonte në pjesën tjetër të lojës pasi që fitorja ishte një gjë e kryer, shkruan Indeksonline.
Ramosi nuk ishte i lumtur me këtë zëvendësim dhe kërkoi të paktën edhe 10 minuta të qëndronte në fushë.
Ramosi dhe Zidane kishin rënë dakord më parë për sa kohë do të luante kapiteni i Real Madridit, duke pasur parasysh që Militao po ngrohej nga fillimi i pjesës së dytë, por pikërisht në momentin kur zëvendësimi ishte planifikuar të ndodhte Ramosi donte të qëndronte në fushë.
Trajneri i Real Madridit nuk i kushtoi vëmendje kërkesës së Ramosit dhe dërgoi Militaon në lojë, menjëherë pas 60 minutash të ndeshjes, siç ishte planifikuar. /IndeksOnline/