75 Mall Live Search
12:40 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / A. A

A do të grumbullohet sulmuesi Astrit Selmani me Kosovën? Përgjigjet menaxheri!

Kombëtarja e Kosovës në futboll, për herë të parë e ftoi Astrit Selmanin, në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

Por ardhja e sulmuesit kosovar të Hammarbyt është në dyshim, meqë një bashkëlojtar i tij ka dalë pozitiv me Covid-19, i gjithë ekipi është në karantinë.

Menaxheri i tij, Elbasan Selmani, la të nënkuptohet se Astriti mund të grumbullohet me “dardanët” për ndeshjet e këtij muaji.  

“Astriti është ende në karantinë si pjesa tjetër e ekipit. Ai nuk ka simptoma hiq të asgjëje dhe ata mund të dalin nga karantina të premten. Sa për ekipin kombëtar, ne kemi pasur kontakte dhe rregullat nga UEFA-ja thonë se do të testohemi edhe këtë fundjavë”, deklaroi menaxheri Elbasan Selmani për Indeksonlinen.

Kosova do të zhvillojë tri ndeshje këtë muaj, fillimisht miqësoren ndaj Lituanisë, pastaj kualifikimet e Kupës së Botës ndaj Suedisë e Spanjës.

/Indeksonline/