18:09 / E Premte, 10 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Raporti i departamentit, konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi  

Departamenti amerikan i Punëve të Jashtme në raportin e tij të publikuar për Serbinë ka hequr dilemën sa i përket pjesëmarrjes në dialogun e ardhshëm mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Raporti ka përmendur fillimin e dialogut të ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë, për cilin thotë se SHBA do ta mbështes fuqishëm dhe se do të kenë pjesëmarrje aktive duke ju ndihmuar të dyja vendeve në kapërcimin e barrierave politike, shkruajnë mediat serbe, transmeton Ideksonline.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Serbisë dhe Kosovës për të zbatuar plotësisht dialogun ekzistues mbi dialogun dhe për të ndihmuar të dyja palët për të përfunduar normalizimin”, thuhet në një pjesë të raportit të publikuar nga Departamenti amerikan i Punëve të Jashtme.

Mediat serbe duke u thirrur në këtë raport të pranuar në fillim të këtij muaji gjithashtu kanë komentuar edhe mesazhet e zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit Bryan Hoyt Yee, i cili u tha se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige ose të zgjedh lindjen ose perëndimit.

Në lidhje me këtë mediat serbe theksojnë se mesazhet e Hoyt Yee nuk janë pasqyruar në raportin e departamentit amerikan, duke i komentuar si të pa rëndësishme në parim.

Sipas raportit mbi marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara thotë se vendi zë një pozitë kyçe strategjike në Ballkan, në udhëkryq sociale, politike dhe gjeografike në mes Evropës Lindore dhe Perëndimore.

Shtetet e Bashkuara përpiqen të forcojnë marrëdhëniet e tyre me Serbinë përmes thellimit të bashkëpunimit të bazuar në interes dhe respekt të përbashkët.

Shtetet e Bashkuara do që Serbia të bëhet pjesë e një rajoni të qëndrueshëm në Ballkan dhe do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Serbisë në institucionet evropiane për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, forcimin e sundimit të ligjit, partneriteti në çështjet e sigurisë dhe nxitjen e rritjes ekonomike, thotë raporti i Departamentit amerikan të Punëve të Jashtme./Indeksonline/