Muriqi – Bayern, vlerësim skandaloz për yllin e Kosovës

Vedat Muriqi luajti 55 minuta në sfidën e mbrëmshme Bayern Munchen – Lazio e vlefshme për kualifikim në çerekfinale të UEFA Champions League.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka marr një vlerësim skandaloz nga mediat në Itali, shkruan IndeksOnline
Gazeta dello Sport e ka vlerësuar yllin kosovar me notën 4, duke treguar se Muriqi pati një paraqitje tejet të dobët.
Muriqi gjatë kësaj ndeshje la një shenj, e që ishte negative. Ai shkaktoi penallti, të cilin në gol e shndërroi ylli polak, Robert Lewandowski./IndeksOnline/