75 Mall Live Search
11:51 / E Enjte, 18 Mars 2021 / OSH

Nagavci: Nga 15 ministri, 5 do t’i udhëheqin gratë

Arberie Nagavci, nga VV-ja tha se tashmë janë mandatet për të formuar Qeverinë e re në Kosovë.

“Ne tashmë i kemi numrat për votimin e Qeverisë, përveç 58 deputetë të LVV-së, janë edhe 2 deputete, Emilija Rexhepi dhe Elbert Krasqini, pra janë 60 deputetë. Kemi 3 deputetë të tjerë nga komunitet jo shumicë, jo serbe”, u shpreh zonja Nagavci në EuroNews Albania.

Ajo tha më tej se emrat e rinj të kabinetit të Qeverisë janë diskutuar në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe është vendosur që të jenë 5 ministre gra nga 15 ministri gjithsej.

“Tashmë është publike që Kuvendin do ta kryesojë zoti Glauk Konjufca”, tha zonja Nagavci.

Sa i përket postit të ministrit të Jashtëm, ajo tha se edhe këtë post beson se do e marrë një grua, por nuk u prononcua më gjatë për të dhënë një emër konkret.