Abdixhiku: Gjatë vikendit mblidhet kryesia e partisë, merret vendimi për Presidentin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është deklaruar për media, shkruan Indeksonline.
I pyetur nëse do qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti, ai beson se ky vendim do të merret gjatë vikendit, ku do të mblidhet kryesia e partisë.
“Këtë çështje duhet trajtuar me kohë, nesër kemi takimin bilateral me palën tjetër, besoj që gjatë vikendit do t’i informojmë organet e partisë, siç është kryesia e LDK-së dhe aty e marrim vendimin në koordinim të plotë më Grupin parlamentar të LDK-së.
LDK-ja synon t’i shmangë zgjedhjet, të kontribojë në formimin e institucioneve dhe këto institucione të jenë demokratike, pra t’i përfaqësojnë të gjitha partitë politike, në veçanti pozita e presidentit. Për çështje të tjera do ta kutpojmë pas takimit të nesërm.
S’kemi synime që t’i shpallim zgjedhjet e përsërita, të mërzitura e të kushtueshme për këtë vend të vogël”./Indeksonline/