75 Mall Live Search
23:11 / E Enjte, 18 Mars 2021 / AR

“Qeveria s’mendon për punëtorët, autobusin e përdorim se më lirë, nëse vazhdon protesta detyrohemi me lënë punën”

Tashmë e dy ditë, filloi protesta e Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, e të cilët vendosen që të ndalnin qarkullimin e autobusëve, shkruan Indeksonline.

Por qytetarët e Kosovës nuk po e presin mirë këtë vendim, mirëpo kanë edhe kritika ndaj Qeverisë.

Indeksonline mëngjesin e sotëm, përmes një fotografie pyeti qytetarët se si e vlerësojnë këtë veprim.

Të shumta ishin komentet, teksa një qytetar i mllefosur tha se Qeveria nuk mendon për punëtorët që i kanë pagat nga 250 euro.

Ai u shpreh se për këtë arsye e përdorin autobusin, sepse është më lirë.

Kërkesa e tij e vetme është që të ketë autobusë për punëtorë, sepse nëse vazhdon kështu do të detyrohen ta lënë punën.

“Qysh kam me vleresu kur Qeveria e ktij vendi nuk mendon qe na punetoret i kem 250 euro pagat edhe me pak , e perdorim busin se ma lirë , vetura nuk kemi e nuk kemi qysh me udhetu per ne pune, taxit te marrin shtrejte se e kan zan diten tash , secili kerkon te drejtat e tij se dikujt shume e dikujt hiç , por kisha nje kerkes qe spaku te vendosen busa per punetor se nese vazhdon jemi te detyruar me lan punen , munden me than leje punen, por ku me qu depresionin nga papunesia”.

Kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj të mërkurën tha se Këshilli drejtues i shoqatës mori vendimin, që të gjithë operatorët e transportit do të defilojnë me autobus në Prishtinë në shenjë pakënaqësie për mosrealizimin e marrëveshjes nga Qeveria për subvencionim të humbjeve ekonomike që kanë pasur operatorët e transportit publik në pandemi./Indeksonline/