75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Celina udhëton për në Kosovë, s’e ndal vendimi i Ligue 1?

Bersant Celina do të udhëtojë për në Kosovë për ndeshjet e “Dardanëve” gjatë këtij muaji.

Kombëtarja e Kosovës, do të luajë tri ndeshje në këtë muaj, ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës, shkruan IndeksOnline

Mbrëmë Ligue 1 doli me njoftim zyrtar, duke deklaruar se do t’i bllokojë të gjithë lojtarët që luajnë në këtë ligë, duke mos i lënë të udhëtojnë për të luajtur me shtetet e tyre!

Megjithatë, IndeksOnline sipas burimeve mëson se Celina do të udhëtojë për në Prishtinë për shkak se e ka marrë dritën e gjelbër nga skuadra e Dijonit.

Kujtojmë se në ligën e Francës luajnë tre kosovarë, Valon Beridha, Arbër Zeneli dhe Bersant Celina./IndeksOnline/