20:41 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / Blerim

Ligue 1 merr vendim të dëmshëm për Kosovën, i ‘bllokon’ lojtarët kosovarë

Ligue 1 ka dalë me një komunikatë për media duke treguar vendimin për bllokim të lojtarëve që luajnë në klubet franceze për shkak të pandemisë Covid-19.

Kombëtarja e Kosovës sot publikoi listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit mars, ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës, shkruan IndeksOnline.

Në këtë listë figuron emri i tre lojtarëve që luajnë në Francë: Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Bersant Celina.

Megjithatë sipas njoftimit të Ligue 1, lojtarët kosovarë nuk mund të luajnë për Kosovën.

“Lojtarët nuk do të lejohen të luajnë për kombëtaret e tyre gjatë pushimit ndërkombëtar nga data 22 deri 30 mars”, shkruhet në vendimin e Ligue 1.

Kjo do të thotë se tre lojtarët kosovarë nuk do të jenë gati për ndeshjen ndaj Lituanisë dhe Suedisë.

Por, do të mund të luajnë ndaj Kombëtares së Spanjës më 31 mars në Sevilla./IndeksOnline/