75 Mall Live Search
16:14 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Policia e Kosovës konfirmon aksidentin në Gllamnik të Podujevës, tre persona të lënduar

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin që ndodhi në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku si pasojë  e aksidentit mes dy veturave, tre person janë lënduar.

“Sot rreth orës 14:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.