75 Mall Live Search
16:54 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Autoritetet bullgare konfiskojnë miliona dollarë false, prodhoheshin në një shtypshkronjë në Sofia

Në një operacion të përbashkët me shërbimet sekrete amerikane, policia bullgare ka arrestuar një burrë dhe një grua-të dy të punësuar në universitet.

Policia ka  sekuestruar makineritë dhe kartëmonedhat, në euro dhe dollarë, të cilat prodhoheshin në një shtypshkronjë në Sofia. Vlera e parave false është 4 milion dollarë dhe 3 milion e 600 mijë euro, sipas zyrës së prokurorisë së Sofies.

Forcat e rendit tashmë po hetojnë pistën e organizatës ndërkombëtare: sipas hetuesve dy të dyshuarit janë pjesë e një organizate të tillë; që merret me trafikun e kartëmonedhave false në Ukrainë dhe Europën perëndimore.

Ata do të paguheshin 10 për qind të vlerës nominale të kartëmonedhave të prodhuara.