75 Mall Live Search
17:20 / E Enjte, 18 Mars 2021 / OSH

Kandidati për deputet i PD-së përplaset fizikisht me biznesmenin!

Një përplasje ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan midis biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit për deputet në Elbasan me Partinë Demokratike Luçiano Boçit. Mësohet se përplasja ka ndodhur në një lokal në Labinot, ku Boçi po zhvillonte një takim me disa banorët të zonës.

Sipas biznesmenit Gjergj Luca kandidati për deputet i PD-së në Elbasan e ka provokuar, teksa ai ka qenë duke pirë kafe në një lokal të zonës. Luca tha se ky është rasti i parë për të që ndeshet me një politikan rrugaç dhe prandaj është paraqitur edhe në polici.


‘Politikan që sillen si rrugaç nuk jam mësuar të njoh, rasti i parë të një politikani që sillet si rrugaç. Isha duke u futur që të pija një kafe, ky ishte vetë i dytë vetë i tretë mos gaboj, filloi duke më sharë, iu ktheva duke i thënë ça ke, pse më ngacmon, donte më çdo kusht të më ngacmonte. Luçiano ka tentuar disa herë, nxori në rrugë njerëzit duke thënë se kam bërë shkollën dyqan peshku dhe herën tjetër nxorri komshinjtë e mi më erdhën te dera, nuk i kam thënë kurrë asgjë duke menduar se e bën për politik, më provokoi , shau dhe me ato fjalë, ai ishte duke folur me një njeri, unë po hyja të pija kafe’- tha Luca

Ndërkohë Luçiano Boçi ka bërë një referim në prokurorinë e Elbasanit pas përplasjes me biznesemenin Gjergj Luca. Boçi tha para gazetarëve se ai po dilte nga një takim politik, kur Luca sipas tij i është afruar dhe e ka sulmuar me fjalë dhe më pas i është afruar dhe ka tentuar që ta godasë. Sipas Boçit ky është një agresion politik dhe se përgjigjen do ta marrë me datën 25 prill.

‘Këto janë plerat e Ramës. Agresion me motive politike, të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja. Përdorin mjeke anti-politike, Rama të gjejë një mënyrë tjetër. Po dilja nga një takim dhe miqësor dhe politike për të diskutuar me banorët për problemet e zonës. Në dalje ky zotëri vjen dhe agreson me fjalë dhe më pas afrohet dhe tenton goditjen dhe pastaj agravon situatën deri në kërcënime për jetën. Janë kaq shumë në panik të majtët kaq të frikësuar nga humbja saqë përdorin mjetet të tilla antipoltike. Do i këshilloja që Rama plerat e tij, duhet të gjej një mënyrë tjetër për të kanalizuar frikën për humbjen e madhe që e pret. Përgjigjen e kanë marrë sot dhe do ta marrin edhe nesër edhe më 25 prill. Me datën 25 prill i zbresim nga froni i banditëve. Unë kam bërë hapat e parë ligjor për ta denoncuar. Prokuroria duhet të filloj hapat e tjerë.- tha Boçi.

Luca hedh poshtë pretendimet e kadidatit për deputet të PD-së, dhe madje shton se ai është i dhunuari nga kjo ngjarje duke shtuar se Luciano Boçi i ka grabitur edhe telefonin dhe se shpreson që ngjarja të zbardhet sa më shpejt.

Dhe e di kush është më e bukura se më ka grabitur edhe telefonin, më ka rënë telefoni në tokë dhe ma ka marrë. Edhe kamarieri dhe 2 njerëz që kanë qenë aty e kanë parë që e ka marrë dhe ka ikur me celular. Uroj që kjo të zbardhet, do të dalin kamerat e Karburantit. Ky është rrugaç dhe grabitës pasi më ka marrë edhe telefonin. Unë jam i dhunuari dhe ju e shihni. Kam shenjat.’- tha Luca.