Çfarë feste e çmendur në Zagreb, Kastrati e Ademi në ‘qiellin e shtatë’ pasi eliminuan Tottenhamin

Dinamo Zagrebi ka bërë një ndër rikthimet më të mëdha të rezultatit në historinë e saj në kuadër të garave evropiane.
Ekipi kroat pasi kishte humbur ndeshjen e parë ndaj Tottenhamit 2-0 në Angli, fitoi pas vazhdimeve 3-0 në Zagreb për të eliminuar anglezët.
Pas ndeshjes pati festë të jashtëzakonshme në kampin e Dinamos.
Të papërmbajtur ishin edhe dy futbollistët shqiptar Arjan Ademi dhe Lirim Kastrati.
/Indeksonline/