Si në filma: Prishtinë/ Kërcënon familjen e tij e policinë, dorëzohet pas një ore kosovari

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Një person i moshës 32-vjeçar për orë të tëra nën kërcënimin e armës ka kërcënuar familjen e tij. Duke e parë gjithë këtë situatë, nëna e vëllai i të dyshimtit kanë lajmëruar menjëherë policinë, raporton IndeksOnline.
Ekipet policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, rrugën “Bill Klinton” në kryeqytet. Por personi i dyshuar nën kërcënimin e armës për më shumë se një orë ua kishte drejtuar armën zyrtarëve policorë.
Këta të fundit fillimisht kishin siguruar anëtarët e familjes dhe në fund kishin arritur që personin që kishte sjellje agresive ra dorëzonin para hetuesve policor.
Për këtë rast pëe IndeksOnline, detaje kanë dhënë edhe nga Policia për rajonin e Prishtinës. Zëdhënësja Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin.
“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një rast të dhunës në familje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, të cilat fillimisht kanë bërë sigurinë e plotë të familjarëve, pasi që personi i dyshuar (i armatosur ) kishe sjellje agresive.”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit për IndeksOnline.
Tutje ajo ka shpjeguar të gjithë rastin.
“I dyshuari, K.M. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka tentuar që duke kërcënuar me armë zyrtarët policor t’i shmanget arrestimit. Mirëpo, Njësiti i Reagimit të Shpejtë, pas negociimit të gjatë profesional (rreth një orë) me personin e dyshuar, ka arrit të arrestoj të dyshuarin dhe të sekuestroj një armë zjarri”.
E në vendin e ngjarjes po vazhdon kontrolli dhe ekzaminimet e nevojshme policore, ndërkohë që në koordinim të ngushë me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e mëtejme./IndeksOnline/