Tentuan ta vrisnin me thikë në Kaçanik, aktakuzë kundër tre personave

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për krime të rënda, njofton opinion publik se ka ngritur aktakuzë kundër tre (3) personave të pandehur me inicialet Z.Q., A. Ç., dhe L.I.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Z.Q., më 19 dhjetor 2020, në Kaçanik, me dashje ka tentuar që të privonte nga jeta të dëmtuarin A.A., duke e godituar atë me një mjet të mprehtë – thikë, në pjesën e pasme të krahërorit të majtë, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor dhe të rrezikshëm për jetën në momentin e shkaktimit, me ç’rast ka kryer veprën penale” “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
Ndërsa, i pandehuri A. Ç., ka marrë pjesë në rrahjen e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të të dëmtuarit A.A., me ç’rast ka kryer veprën penale: “Pjesëmarrje në rrahje” nga neni 187 paragrafi 1 të KPRK-së.
Kurse, i pandehuri L.I., me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër e sulmon fizikisht të dëmtuarin K.T., duke e goditur atë me një mjet të mprehtë – thikë në pjesën e anës së majtë të shpinës, ashtu që i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor për çka ai ka kryer veprën penale: “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.4 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar qjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen barrë.