Edita Tahiri, Vuçiqit: Si duket ju paska marrë malli për bombardimet e NATO-s

Edita Tahiri ka reaguar ndaj provokimit të radhës nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq.
Ish-shefja e dialogut Kosovë-Serbi ka kujtuar se çfarë i kishte thënë në Bruksel Vuçiqit kur ai provokonte ngjashëm.
“Vuçici i Serbisë paska dalë me provokime të reja kundër Kosovës, me mendësinë e tij hegjemoniste. Një herë në dialogun e Brukselit kur ai provokoi në një mënyrë të ngjashme, iu përgjigja duke i thënë “si duket ju paska marrë malli për bombardimet e NATO-s”. Po ia them përsëri” shkruan Tahiri në Facebook./Indeksonline/