75 Mall Live Search
12:02 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Nesër zgjidhet kryesia e re e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër (e shtunë) pritet ta zgjedhë kryesinë e re të partisë.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnlinen, ish-shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Mbledhja e LDK-së do të mbahet nesër në orën 14:00.

Kujtojmë se, më 14 mars, Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Isa Mustafës pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Po ashtu, kujtojmë se kryetari Abdixhiku pritet sot ta mbajë një takim konsulativ me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe me kandidaten për presidente Vjosa Osmani.

Abdixhiku pak ditë më parë ka thënë se nuk do ta votojnë Osmanin për presidente, megjithatë vendimi përfundimtar pritet të merret me kryesinë e re./IndeksOnline/