75 Mall Live Search
12:18 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Shoqata e transportuesve alarm për institucionet: Të hënën vendosemi para Qeverisë, pezullimi vazhdon

Numër i madh i autobusëve të transportit ndër-urban të udhëtarëve do të vendosen para Qeverisë së Kosovës të hënën.

Pas protestës së mbajtur, kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se pezullimi do të vazhdoj.

“Numri i autobusëve që kanë marrë pjesë sot në këtë protestë ka qenë rreth 250 dhe ajo ka qenë me kërkesën tonë që të zvogëlohet ky numër për shkak të problemeve në komunikacion. Kjo protestë ka qenë e paralajmëruar qysh nga data 11 mars dhe kjo duhet të jetë një alarm i fundit për Qeverinë që të mblidhet urgjentisht dhe të marrë vendimin e duhur për pagesën apo për realizimin e marrëveshjes së nënshkruar mes Qeverisë dhe Shoqatës së Transportit Rrugor për t’i dal në ndihmë këtij sektori që pati humbje të mëdha gjatë pandemisë”, ka thënë ai.

Ne morëm vendimin që të hënën në orën 10:00 ne do ta kemi një mars por jo në lëvizje, para qeverisë së Kosovës. Kërkesa është që të vijmë me njëmijë autobusë dhe të bllokojmë Prishtinën por nuk është ky interesi ynë. Në do ta bëjmë si simbolikë edhe ditën e hënën prapë për dy orë me 200 ose 300 autobusë”, ka thënë ai.