75 Mall Live Search
18:45 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

VV pas takimeve me gjitha partitë: Kurti dhe Osmani i kanë ofruar partive bashkëpunim për çështje të interesit nacional

Lëvizja Vetëvendosje ka dal me një njoftim pasi Albin Kurti dhe Vjosa Osmani takuan të gjithë liderët e partive politike.

Sipas komunikatës së VV-së, Kurti dhe Osmani i kanë ofruar partive bashkëpunim të gjitha partive për çështjet e interesit nacional, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Kandidati për kryeministër të Kosovës, z.Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, znj. Vjosa Osmani, përfunduan takimet konsultative me subjektet politike

Kandidati për kryeministër të Kosovës, z.Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, znj. Vjosa Osmani, sot kanë përfunduar ciklin e takimeve me subjektet politike që kanë fituar ulëse në Legjislaturën VIII të Kuvendit të Kosovës.

Takimet kanë nisur të në fillim të javës me kryetarë dhe përfaqësues të partive politike: PDK, LDK, AAK, KDTP, NDS, IRDK, VAKAT, PAI, SDU, LPRK, Lista Serbe, JGP dhe Romani Iniciativa.

Me të gjitha palët, takimet janë zhvilluar në frymë konstruktive. Përgjatë këtyre takimeve, z.Kurti dhe zonja Osmani i kanë informuar subjektet politike për përgatitjet dhe ecurinë e krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në këtë kontekst, të dy kandidatët u kanë ofruar subjekteve politike bashkëpunim për çështje të interesit nacional.

Ata kanë kërkuar konstruktivitet të subjekteve politike deri nëpërmjet prezencës në të tri seancat e zgjedhjes në të tri institucionet kryesore të shteti.

Në përmbyllje të takimeve, z.Kurti dhe znj.Osmani kanë shfaqur optimizmin që ky proces të përmbyllet me sukses dhe në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit.