Khabib Nurmagomedov ka humbur vetëm dy runde në karrierën e tij

Gjatë kësaj jave, luftëtari i UFC, Khabib Nurmagomedov njoftoi se është pensionuar dhe nuk do të dal më në okatagon.
Khabib gjatë karrierës së tij, ka zhvilluar 29 ndeshje dhe të gjitha i ka fituar, transmeton Indeksonline.
Por, në këto 29 ndeshje, ai ka humbur vetëm dy runde. I pari që arriti ta mposhte në një rund ishte Conor McGregor.
Gjyqtarët i kishin dhënë më shumë pikë irlandezit në rundin e tretë kundër Khabibit, por ky i fundit e nokautoi atë në rundin e katërt.
Në ndeshjen e fundit kundër Justin Gaethje, Khabib humbi rundin e parë, por arriti të fitoj meçin./Indeksonline/