Challandesi si koha, i mrrolur dhe me disponim zero!
Bernard Challandes ka mbërritur në Kosovë nga Zvicra për t’u përgatitur për ndeshjet e muajit mars.
Kombëtarja e Kosovës do t’i luaj tri ndeshje gjatë këtij muaji, ndaj Lituanisë (miqësore), ndaj Suedisë dhe Spanjës (para kualifikime për Kupën e Botës ‘Katari 2022’), shkruan IndeksOnline
Challandesi sot është parë në hotelin ‘Emerald’ – aty ku ‘Dardanët’ kalojnë kohën dhe pushojnë pas grumbullimit.
Trajneri zviceran shihet se është i mrrolur ashtu siç është koha sot në Kosovë (me borë dhe vranësira).
Shpresojmë se trajneri Challandes ka në mendje taktika të mira për përballjet e këtij muaji./IndeksOnline/