75 Mall Live Search
17:28 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

S’dalin fjalët e Kohfeldtit, Milot Rashica nuk shënon!

Skuadra e Werder Bremen ka pësuar disfatë në shtëpi në xhiron e 26-të të Bundesligas ndaj Wolfsburgut.

Në këtë ndeshje 82 minuta pati për futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, shkruan IndeksOnline

82 minuta nuk mjaftuan që ylli kosovar ta gjejë golin e tij të parë këtë vit. Madje kjo e dëshpëron edhe trajnerin, Florian Kohfeldt, pasi të premten deklaroi se Miloti do të shënoj ndaj Wolfsburgut.

“Unë besoj në të. Ai do të shënoj të shtunën”, kishte thënë trajneri i klubit gjerman.

Megjithatë, kështu s’ndodhi, Rashica mbetet pa gol në Bundesliga gjatë këtij viti!./IndeksOnline/